Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata në veri – Një ditë pas fillimit të punës së tre kryetarëve të sapozgjedhur

Gazeta10
27 May 2023 - 9:54

Situatë e qetë sot në komunat veriore të Kosovës, policia e pranishme në objektet komunale

Në veri të Kosovës, pas përleshjeve të djeshme mes policisë së Kosovës dhe qytetarëve, ku mbetën të lënduar disa dhjetëra në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, aktualisht është situatë e qetë.

Policia e Kosovës edhe sot në mëngjes ndodhet në objektet komunale. Diplomatët e huaj kërkuan dje që autoritetet kosovare të pezullojnë aksionin.

Dje në ndërtesat e komunës për disa orë kanë qenë edhe kryetarët e sapoemëruar.

Në vendkalimin kufitar në Jarinje nuk ka postblloqe, nga mëngjesi i sotëm nuk ka turmë apo vonesa, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave po zhvillohet pa probleme.

Sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.