Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia i konfiskon dy kamionët që u përdoren për barrikada në veri

Gazeta10
28 May 2023 - 18:47

Sot, Policia e Kosovës i ka konfiskuar në Leposaviq dy kamionë që serbët i kanë përdorur për të bllokuar rrugët me rastin e shkuarjes në zyre të kryetarit të ri të premten.

Veriu.info ka siguruar foto të kamionëve, të cilët janë sjellur në terminalin doganor në jug të Mitrovicës.

Burime të mediumit bëjnë të ditur se njëri prej kamionëve të konfiskuar kishte qendruar si barrikadë para komunës së Leposaviqit që nga dita e premte.

Mediumi ka tentuar të kontaktoj zëvendës drejtorin rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i ka thënë se nuk mundet ta pohoj e as ta mohoj kofiskimin e kamionëve.

“Nuk mundem as me pohu e as me mohu”, ka thënë Elshani.

Ekskluzive: Policia i konfiskon dy kamionë që u përdoren për barrikada në veri

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.