
Raporti: Kanal10
Brendin ndërkombëtar Mr. Brikologe, që operon në shumë vende të botës, tani mund ta gjeni edhe në Kosovë. Kompania franceze ka hapur lokalin e saj në qendrën me të madhe në rajon, Prishtina Mall. Me moton “Bëjë vet, por jo vetëm”, në MR Brikologe mund të gjeni vegla pune për shtëpi, për kopshte e për renovime.
Qendra më e madhe në rajon, Prishtina Mall, po i sjell brendet me të mëdha evropiane e botërore.
Brendi i fundit ndërkombëtar që ka hapur dyert në këtë qendër, është kompania franceze, MR.Bricologe, e cila ka një rrjetë të gjerë të operimit, në Evropë dhe Botë.
Brendi botëror, Mr.Bricolage, e cila ka si moto “Bëjë vet, por jo vetëm”, sjell në Kosovë produkte të ndryshme, si vegla të punës për shtëpi, kopshte dhe vegla për renovim.
Në përurimin e këtij lokali në Prishtina Mall, ishin shumë të ftuar, për të cilët, grupi i njohur “Sting Sting”, interpretoi këngë të vjetra shqiptare.
Pas interpretimit të këngës Baresha, erdhi koha që të hapeshin dyert edhe për konsumatoret e Mr.Bricolage.
Menaxherja Rajonale në këtë kompani, Lira Gashi, tregoi se si erdhën deri tek bashkëpunimi me këtë brend botërorë.
Ndërsa presidenti i MSM group, Milazim Zeqiraj falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Prefaqësuesi i Mr.Bricolage, Yves Puddu (Iv Pady) u shpreh shumë I lumtur që ky brend tashmë është edhe në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur të jemi me ju sepse festa e hapjes së një lokali të ri është gjithmonë një kënaqësi për grupin tonë. Mr.bricolage ka me shume se 1000 lokale në të gjithë boten. Ne si Mr.Bricolage besojmë në afërsi, dhe jo vetëm në afërsi gjeografike, por edhe në afërsinë mes klientëve tanë.”, tha Yves Puddu – Drejtor i Zhvillimit Ndërkombëtar në Bricolage Group
Brendi Francez tashme edhe në Kosovë po mirëpritet nga ambasada e Francës.
“Klientët po kërkojnë mjete kualitative, dhe për këtë Mr.Bricolage është zgjidhja nëse dikush dëshiron ta rregullojë pronën e tij, si nga ana e konsumatorëve, ashtu dhe nga ana e profesionisteve. Jo vetëm që ofron numër të konsiderueshëm të pajisjeve të nevojshme, por po ashtu e rritë partneritetin me Francën, ku në vitin 2022 tregu mes dy shteteve, ka arritur vlerën në 86.5 milionë euro. Franca konsideron të rrisë numrin e investimeve në Kosovë dhe ndoshta Me.Bricolage inspiron brendet e tjera të vijnë në Kosovë.”, tha Zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Francës.
Duke u përkushtuar për t’iu përmbushur çdo kërkesë tuajën Mr.Bricolage ka vendosur që festa e hapjes të zgjasë për një muaj të plotë, duke iu dhuruar çmime promocionale për të gjitha produktet. /Gazeta10