
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e drejton Xhelal Sveçla.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit, Kurti e ka uruar Buzhalën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që i janë besuar.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Viktor Buzhala në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Buzhala ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare.
