
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi e cila gjendet ne Zveçan ka treguar për situatën atje.
Ajo ka treguar se protestuesit që nga orët e hershme të mëngjesi po qëndrojnë përpara komunës duke pritur kryetarin e ri ku protestuesit të maskuar po kundërshtojnë ardhjen e kryetarit të ri.
“Në Zveçan protestuesit janë të vendosur që nga orët e hershme të mëngjesit të maskuar në hyrje të komunës duke pritur kryetarin e ri, protestuesit janë të tensionuar herë pas here por tani situatat është e qetë ”, është shprehur ajo.
Gjithashtu protestuesit të cilë janë pranë komunës gjithashtu po protestojn si dhe po festojnë më muzik serbe para komunës.
Ata po ashtu kanë kerkuar heqjen e flamurit të Kosovës i cilë është vendosur para komunës.