
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se bazuar në disa hulumtime të instiutit “Octopus”, në veri po marrin pjesë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë nga Policia e Kosovës.
“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.”, thuhet në njoftim.
Përgjegjës për këtë ai e ka bërë pjesën e ish-policëve është Aleksandër Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” është Milun Milenkoviq “Lune”./Gazeta10