
Sot në orën 17:00 pritet të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të diskutohet lidhur me situatën e tensionuar së krijuari rishtazi në veri të vendit.
Mbajtjen e kësaj mbledhje, e ka konfirmuar për Gazetën10, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, i cili tha se në këtë takim do të jetë prezent edhe ministri Sveçla.
Deputeti i PDK-së ka thënë se ai ka qenë jashtë vendit, por që është njoftuar nga Komisioni për mbledhje dhe është nisur menjëherë në drejtim të Kosovës./Gazeta10