
Zyra e Prokurorisë së Specializuar së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën10, vizitën që ish-presidenti, Hashim Thaçi është duke e bërë në Kosovë.
LEXO EDHE: https://gazeta10.com/ekskluzive-fotot-e-para-nga-vizita-e-hashim-thacit-ne-kosove/
Nga ZPS-ja kanë thënë se për shkak të arsyeve humanitare, ish-presidentit i është mundësuar vizita.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.”, kanë thënë për Gazetën10 nga ZPS.
Ata kanë thënë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës në këtë proces.
Pak më parë, Gazeta10 nga burime të sigurta raporoi për këtë vizitë dhe publikoi edhe fotografi./Gazeta10
LEXO EDHE: https://gazeta10.com/lajmi-i-fundit-hashim-thaci-ne-kosove/