Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Taulant Balla takon afaristin Esat Lika, e quan ambasador të Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër

Gazeta10
29 May 2023 - 21:47

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka takuar afaristin e suksesshëm nga Kosova në Zvicër, Esat Lika të cilin e ka quajtur ambasador të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqiptarët e suksesshëm nëpër botë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Balla.

Balla tutje në rrjetin social facebook tha se “ishte nder për mua të takohem me Esat Likën dhe të njihem me projektet e kompanisë Lika Group, e cila operon në Zvicër, Gjermani, Itali etj”.

Vlen të theksojmë që LIKA Holding është kompania me e suksesshme e patundshmërive në Zvicer dhe jo vetëm.

Tregimi i Esat Likës vlerësohet si tregimi më interesant dhe inspirues në industrinë e patundshmërive dhe ndërtimit në njërin nga vendet më të zhvilluara të Evropës, sikurse Zvicra.

Korporata LIKA Holding së fundmi ishte bërë kryelajmi i mediave helvetike për të drejtën e investimeve në ndërtimin e hotelit prestigjioz Summit Davos në qytetin e Davosit duke e shndërruar një ish spital të njohur në hotel të ri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.