
Për here të pare në një shkollë të nivelit të mesëm të ulët organizohet “Java e Artit” dhe pikërisht në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë.
Inciativë kjo nga mësimdhësja e muzikës në këtë institucion arsimor, Lirije Haxhiaj e cila në një intervistë për Gazetën 10 ka treguar se si nisi gjithë ky aktivitet.
Ajo ka thënë që arsyeja më e madhe që e ka shtyrë atë të ndërmarrë një hap të tillë janë pikërisht nxënësit.
“Jam tejet e kënaqur që sot filloj “Java e Artit”,për të cilën jemi duke u përgatitur tash e pesë javë, pesë javë të cilat ishin mjaft të lodhshme por tejet fryt dhënëse. Ndërsa fakti që kam organizuar një javë të tillë janë pikërisht nxënësit të cilët ishin shumë aktiv dhe shumë entuziastë për të mësuar gjëra të reja andaj duke pare vullnetin dhe dëshirën e tyre mendova që “Java e Artit” do të jetë një eksperiencë e paharruar për ta”, është shprehur mësimdhënësja.
Ajo ka shpalosur më shumë rreth këtij projekti për të cilin ka thënë se do të realizohet gjatë tri ditëve dhe me 1 qershor do të ketë programin përmbyllës.
Por,cfarë do të përmbajë në vete kjo javë?
“Jemi mësuar që pjesën më të madhe të artistëve t’i shohim perms televizionit apo edhe rrjeteve sociale por kjo javë do të mundësoj që disa nga personalitetet e njohura të bashkëbisedojnë me nxënësit dhe të ndajnë eksperiencat e tyre me ta si dhe tu japin këshilla të cilat padyshim që do të jenë të dobishme”, ka shtuar mëtej.
Ndër të tjera është shprehur se vecantia e gjithë kësaj janë nxënësit të cilët do të interpretojnë në piano.
“Pjesa më e madhe e programeve në shkolla për festa të caktuara është pothuajse në të njëjtën formë të realizimit të paraqitjeve por e bukura e gjithë kësaj është që në koncertin I cili do të mbahet me 1 qershor, do të interpretojnë në piano shtatë nxënës të cilët mëherët nuk kanë marrë mësime të pianos, andaj uroj që secili të paraqitet në mënyrën më të mire sepse kemi punuar që të kenë performaca të mira në nivelin ku ata janë”, ka thënë Haxhiaj.
Por si është pritur nga nxënësit një hap I tillë nga ana juaj?
“Jashtëzakonisht mirëdhe jo vetëm nga nxënësit por edhe nga prindërit, udhëheqësia e shkollës dhe të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle andaj kjo gjë vetëm më ka bërë të mendojë që gjëra te mira janë të mirëseardhura nga të gjithë dhe në këtë rast orët e gjata pas orarit të punës në shkollë për një moment fillojnë të marrin kuptim kur mundi dhe puna vlerësohet dhe pritet mire nga të tjerët”, ka vijuar ajo.
Ndër të tjera është shprehur që është detyrë e secilit mësimdhënës që t’I angazhojë nxënësite dhe në aktivitete ekstra kurrikulare sepse ndikojnë shumë në interesimin e tyre për një lëndë të caktuar dhe e kanë më të lehtë të vendosin se cilën degë do ta përzgjedhin në shkollimin e mëtejshëm.
