
Përveç, policëve e ushtarakëve të KFOR-it, disa profesionistë të tjerë po aq të dinjitetshëm, që po përballen me sulme nga ‘’trazuesit’’ e veriut, janë gazetarët që po raportojnë nga atje.
Gazetari i RTV21, Burim Zariqi i cili u sulmua sot nga huliganët serbë në veri ka rrëfyer se vështirsitë që po has gjatë kryerjes së punës së tij janë të mëdha, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë në ”INFO10” se gazetarët kanë mbetur pa mbrojtje edhe ngë KFOR-i por edhe nga Policia e Kosovës.
‘’Ne grupi i mediave e kemi vështirë ta ushtrojmë detyrën tonë tash e disa ditë, sepse është terren i vështirë pavarësisht cilido cep që ndodhesh. Sepse KFOR-i ka vendosur gjembat nuk lejonë që të afrohemi tek ta, policinë nuk e kemi afër, ne jemi në një hapësirë me protestuesit dhe jemi të ekspozuar ndaj atyre që janë radikal.’’, ka thënë ai.
Tutje, Zariqi ka rrëfyer edhe momentet se si protestuesit e dhunshëm serbë e sulmuan fizikisht atë pasi që tentoi ta dokumentonte me pamje, demolimin që ata i bën veturës së Policisë së Kosovës.
‘’Momenti i sulmit ndodhi kur një grup protestuesish e sulmuan një veturë të policisë, ne gazetarët shkuam për ta përcjellë atë që po ndodhë, sepse për atë kemi ardhë që ta pasqyrojmë situatën dhe një protestues i revoltuar kthehet nga mediat na fyen, shanë na kërkon të largohemi të fikim paisjet. Kthehet edhe një grup tjetër dhe momenti ishte kur njëri prej tyre erdhi nga mbrapa më shtyu dhe më goditi. Natyrisht që vazhdova pa shfaqur ndonjë tension ose rezistuar.’’, deklaroi ai.
Megjithatë, ai ka thënë se misionit të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Kosovë, nuk po i intereson siguria e përfaqësueseve të mediave, por vetëm e objekteve komunale.
‘’E quditshmja është se këto sulme është duke i parë KFOR-i dhe me vendosjen e gjembave dhe largimin e gazetarëve atyre nuk po iu intereson si është gjendja e sigurisë së përfaqsuesëve të mediave por përveç ruajtjes së territorit përrreth komunës.’’, ka thënë ai.
Kujtojmë se sulmet ndaj mediave në veri të vendit nga huliganët serbë ditëve të fundit janë të pandalshme. Kundërkësaj, sërish gazetarët e mediumeve të ndryshme kanë vazhduar për të realizuar detyrat e tyre në informim të drejtë të publikut./Gazeta10