Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestohet edhe në Graçanicë, policia njofton për bllokim të rrugës kryesore

Gazeta10
02 June 2023 - 12:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokojë rrugën kryesore në Graçanicë për automjetet, për shkak të një proteste që është paralajmëruar.

Ndërkohë, protestat në veri të vendit nga serbët lokalë vazhdojnë edhe sot në ditën e pestë.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve duke ju kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative”, ka shkruar policia e Kosovës .

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.