
Emisari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vazhdon të qëndroj në rajon.
Ai po merr pjesë në hapje të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili mbledh krerët evropian dhe rajonal cdo vit.
Në fotot ekskluzive që ka siguruar Gazeta 10, Escobar për disa minuta është parë në shoqërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, raporton Gazeta10.

Escobar dhe Rama
Gjatë këtyre dy javëve të fundit, Escobar është treguar mjaft aktiv me takimet në Bruksel dhe vizitat në Prishtinë e Beograd, ku rezultoi të dielën edhe ujdia e parë për dokumentet mes Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta10

Escobar dhe Gërvalla