
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në emisionin “Info10” deklaroi se është fatkeqësi që për vendin që një kryeministër i tillë ka këtë qasje me faktorin nderkombëtar dhe faktorin e brendshëm politik.
“Ne e dijmë kush është Serbia por nuk duhet një kryeministër të jetë kaq i pasjellshëm dhe kaq jo bashkëpunues me faktorin nderkombëtar për të zgjidhur kriza”, tha Shala.
Ai tutje tha se jellja e tij në raport me partnerët nderkombëtar është e paqartë.
Shala deklaroi se të gjitha këto veprime të Kurtit po favorizojnë politikën hegjemoniste të Beogradit. /Gazeta10/