Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Finalja e madhe e FA Cup: formacionet zyrtare

Gazeta10
03 June 2023 - 15:15

Manchester City dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për finalen e madhe të Kupës FA.

“Qytetarët” dhe “Djajtë e Kuq” janë gati për finalen që pritet të zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë finale pasi ka eliminuar Sheffield Unitedin në gjysmëfinale dhe Burnley në çerekfinale.

Në anën tjetër, ekipi i Erik ten Hag ka eliminuar në gjysmëfinale Brightonin dhe në çerekfinale Fulhamin.

Në këtë finale të madhe, trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë të mundshëm, përveçse Guardiola ka ndryshuar portierin.

Te City nga minuta e parë luajnë yje si Ruben Dias, Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland, ndërsa te Unitedi luajnë Raphael Varane, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford.

Man CityOrtega Moreno; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C); Bernardo, Haaland, Grealish;

Man UtdDe Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Shaw; Casemiro, Fred; Sancho, Eriksen, Bruno Fernandes; Rashford; 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.