
Nënkolonel Basri Shabani do të udhëheqë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas më shumë se tre vitesh në drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.
Basri Shabani kishte marrë drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë në korrik të vitit 2023.
Para kësaj pozite, ai kishte udhëhequr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Së fundmi, në Policinë e Kosovës kanë ndodhur ndryshime në pozitat drejtuese të disa drejtorive rajonale.
Derisa Policia e Kosovës nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për media lidhur me ndryshimet në udhëheqësinë e saj.