Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BSPK: Greva po zhvillohet pa probleme, ftojmë Qeverinë për reflektim

Gazeta10
29 August 2022 - 16:57

Greva e nisur javën e kaluar është duke u zhvilluar pa probleme dhe sipas rregullave dhe normave ligjore.

Ka bërë të ditur BSPK-ja ku ka shprehur edhe shqetësim për mosreflektim nga Qeveria për kërkesat e tyre, shkruan Gazeta10.

Komunikata e plotë e BSPK-së:

Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve.

BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.