Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hungaria nis ndërtimin e dy industrive më të mëdha të energjisë bërthamore

Gazeta10
29 August 2022 - 17:19

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të reaktorëve bërthamorë nga gjiganti rus i energjisë bërthamore, Roastom, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.

Për Hungarinë nuk ka pasur ndikim lufta mes Ukrainës dhe Rusisë për të arritur një marrëveshje me shtetin rus për ndërtimin e dy centraleve bërthamore.

Punimet e këtyre centraleve do të fillojnë nga java e ardhshme, ka njoftuar ministri i Jashtëm.

Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe Hungarisë ishte nënshkruar në vitin 2014, dhe synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues në qytetin Paks.

Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor – aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët – do të shohë kapacitetin e tij më shumë se dyfish.

Projekti i diskutueshëm 12.5 miliardë euro financohet kryesisht nga Rusia.

Sipas ministrit të Jashtëm hugarez, çështjet politike në këtë rast duhet të lihen anash dhe të fillojë puna në ndërtimin e dy centraleve nga ekspertët rus që janë të njohur për ndërtime të tilla.

Shumë shtete të BE-së janë përpjekur të pakësojnë varësinë e tyre nga furnizimet e energjisë nga Rusia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.