
Përzgjedhësja e Kombëtares së femrave të Kosovës, Anneli Karin Andersen, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, kundër Armenisë dhe Polonisë, raporton Gazeta10.
Në listën e trajneres suedeze janë ftuar plot 24 futbolliste për këto dy ndeshje.
Agnesa Gashi, Drita Celaj, Leonora Ejupi, Albulena Guri, Edona Kryeziu, Liridona Syla, Alketa Rama, Elizabeta Ejupi, Loreta Lulaj, Besarta Hisenaj, Erëleta Mehmeti, Lumbardha Misini, Besarta Leci, Fatlinda Ramaj, Merita Bajrami, Blerta Shala, Ilfete Kryeziu, Valentina Limani, Blerta Smaili, Kaltrina Biqkaj, Valentina Metaj, Donjeta Halilaj, Lavdije Behramaj dhe Verona Berisha janë futbollistet e ftuara nga Andersen.

Në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit, Kosova luan më 1 shtator kundër Armenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Polonisë si mysafir më 6 shtator.
Kosova në kualifikimeve renditet në pozitën e parafundit të grupit F, ku në këtë grup bëjnë pjesë kombëtaret si Norvegjia, Belgjika, Polonia, Shqipëria dhe Armenia.
Kampionati Botëror në konkurrencën e femrave do të mbahet vitin e ardhshëm në Australi dhe Zelandë të Re. /Gazeta10/