Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kanal 10 sjell bashkëbisedimin ekskluziv të Escobarit me gazetarë, nga ora 17:30

Gazeta10
06 June 2023 - 16:09

Pas takimeve që sot pati me presidenten Vjosa Osmani, partitë opozitare si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar takoi edhe gazetarët e medieve kryesore në Kosovë, para të cilëve foli për nevojën e domosdoshme të deeskalimit të situates në veri.

Bashkëbisedimin e plotë të Escobarit me gazetarët mund ta ndiqni sot në emisionin “Info10”, në televizionin e gazetarëve, në Kanal10, duke filluar nga ora 17:30.

Për të komentuar qendrimet dhe deklaratat e emisarit amerikan i ftuar në “Info10”, përballë gazetares Gresa Bardhecaj do të jetë, gazetari Kushtrim Sadiku.

Escobar para gazetarëve sot nder të tjerash tha se marrëdhënia e ShBA-ve me Kosovën nuk është marrëdhënie jonë me kryeministrin, raporton Gazeta10.

Ai iu drejtua Kurtit dhe Vuçiqit duke thënë se ata që pengojnë marrëveshjen e pengojnë rrugën evropiane.

“Kurti dhe Vuciq kanë kohë deri të premten, për shkak se te premten unë dhe Lajcak i japim përgjegjësi eprorëve tanë, tha utje Escobar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.