Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes 33-vjeçari i cili u aksidentua gjatë ditës në Skenderaj

Gazeta10
07 June 2023 - 0:23

Një 33-vjeçar nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra sot nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Drenas.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Polac sot rreth orës 14:30, ku ishte përfshirë një veturë ndërsa lëndime kishin marrë shoferi dhe pasagjeri, ku shoferi nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në QKUK teksa po merrte trajtim, sonte rreth orës 22:00.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK ka vdekur shoferi i veturës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.