
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimit se një 11-vjecare është dhunuar nga pesë persona.
Ai ka thënë se është i shqetësuar për rastin, teksa ka njoftuar se ka kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim për arrestimin e të dyshuarve, transmeton Gazeta10.
Sveçla, më tej ka bërë të ditur se numri i të arrestuarve për këtë rast ka shkuar në katër.
“Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal. Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurt për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10