
Raporti: Bleona Dallaveraj
Duket se greva e punëtorëve të sektorit publik nuk e ka bindur aspak qeverinë që t’ua plotësoj kërkesat. Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se grevistëve për muajin gusht do t’u ndalen nga paga 90 euro, derisa ka shtuar se këtë ua lejon ligji. Grevën e nisur tash e 5 ditë e ka quajtur të panevojshme, ngase do të bëhet zgjidhje në shtator me procedimin e projektligjit për pagat në Kuvend, shkruan Kanal10.
Edhe një herë tjetër, ministri i Financave Hekuran Murati u ka bërë me dije grevistëve që greva do të iu kushtojë me mospagesë.
Madje, në bazë të kalkulimeve të Muratit, 90 euro nga paga do t’u ndalën grevistëve vetëm për muajin gusht.
Këto deklarime i pari i dikasterit të financave i ka bërë të hënën në një konferencë për media, derisa ka përsëritur se nuk i pranojnë kushtëzimet e sindikalistëve në kurriz të fëmijëve.
Tutje, Murati ka thënë se në mesin e muajit shtator projektligji për paga do të dërgohet në Kuvend dhe se grevat nuk do të duhej të nisnin fare.
Ai ka thënën se nuk pranojnë kërcënime e shantazhe prej tyre.
Për ndalesën e mjeteve në pagë për shkak të grevës, Murati ka thënë se kjo çështje rregullohet edhe me konventat ndërkombëtare për çka sipas tij punëdhënësit nuk obligohen të paguajnë punëtorët për kohën sa janë në grevë. /Gazeta10