Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Refuzohet ankesa e Ferizajt, Liria do të jetë pjesë e Superligës

Gazeta10
07 June 2023 - 13:47

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës të Kosovës ka refuzuar kërkesën e Ferizajt për ta fituar ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë me rezultat zyrtar.

Ferizaj ishte ankuar në FFK me pretendimin se kontratat e futbollistëve të Lirisë kishin përfunduar më 31 maj, ndërsa ndeshja e barazhit u zhvillua më 4 qershor.

Por, kjo kërkesë është refuzuar nga Komisioni i Garave dhe Liria edicionin e ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit kosovar.

Në anën tjetër, Ferizaj edicionin e ardhshëm garat do t’i zhvillojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshja e barazhit e cila u zhvillua në Podujevë përfundoi në favor të skuadrës prizrenase, të cilët triumfuan pas ekzekutimit të penaltive me shifrat 3-0.

Pas refuzimit të ankesës, mbetet të shihet në skuadra ferizajase do të ankohet sërish në shkallën e dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.