Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BSPK: Nuk ndalemi deri në reflektimin e Qeverisë së Kosovës

Gazeta10
29 August 2022 - 20:03

Raporti: Egzona Shala

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës edhe këtë të hënën ka vazhduar me greva në institucione publike. E disa nga shërbyesit civil kanë thënë se po vazhdojnë t’i përgjigjen kësaj greve. Derisa, qytetarët kanë vazhduar të presin para dyerve të komunës për të marr shërbimet e tyre, shkruan Kanal10.

Një tjetër ditë që qytetarët kanë ardhur për të marr shërbime në Komunën e Prishtinës, por që punë nuk po arrijnë të kryejnë.

Në objekt vijnë punëtorët e komunës, por shërbime prej tyre nuk mund të marrin.

Krejt çka qytetarët arrijnë të shërbehen është E-kiosku, përmes së cilit mund të pajisjen me disa prej dokumenteve.

Punëtorët e administratës, megjithëse kanë dal në objekt, ata nuk ofrojnë shërbime për qytetarët, përveç njërit.

Por, pritjet e gjata janë bërë të mundimshme për qytetarët.

Ndërsa, disa të tjerë po presin 30 minuta para objektit të komunës për të zhvilluar takim me dikë nga zyrtarët.

E në grevë vazhdojnë të jenë edhe institucionet parashkollore.

Dyert e çerdhes “Gëzimi  ynë” në Ulpianë edhe të hënën u hapën vetëm për stafin, por jo për fëmijët.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë thënë se greva e nisur më 25 gusht do të vazhdojë deri të merret parasysh kërkesat e tyre nga Qeveria.

Kërkesa kryesore e sindikalistëve është që ekzekutivi kosovar të ndajë një shumë prej 100 eurosh për çdo muaj, deri të hyjë në fuqi ligji i pagave. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.