
Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte therur me thikë nga një person i panjohur në Ferizaj.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar e rasti është inicuar vetëm si “lëndim i lehtë trupor”.
“Ferizaj 07.06.2023 – 15:15. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i therur me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.