Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV ironizon me Edi Ramën: Kot e dërgon draft-statutin në Berlin e Paris, pa e dërguar te Dejona Mihaili

Gazeta10
08 June 2023 - 13:12

Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ua ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe deputeti i LVV-ws , Adnan Rustemi.

Ky i fundit ka ironizuar Rama duke thënë se kot e dërgon draftin në Berlin e Paris pa e dërguar njëherë të Dejona Mihaili.

“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se e ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.