
Pas largimeve të shumta nga kampi madrilen, Real Madridi tashmë është vendosur në ofanzivë, duke targetuar sjelljet e reja në ekip.
Ndër emrat më të përfolur për të nënshkruar me madrilenët është edhe ai i kampionit të botës me Francën, Benjamin Pavard.
Thuhet se Reali është i vendosur t’i rivalizojë Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Barcelonën për shërbimet e Pavardit.
27-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Bayerni dhe ekipi bavarez për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.
Pavard ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin e ardhshëm, por ka kërkuar largimin për shkak se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.
Ai prej vitit 2019 është pjesë e Bayernit, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni të Gjermanisë.
Në edicionin e fundit, Pavard në 43 paraqitje ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 1 asistim.