Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘’Puç politik’’, asamblistja e LDK-së  për opozitën në Prishtinë: Akt i pazareve të pista personale

Gazeta10
08 June 2023 - 18:06

Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna, veprimin e sotëm të partive opozitare në këtë komunë për shkarkimin e 20 aksionarëve të 10 ndërmarrjeve publike komunale, e ka cilësuar si një puç politik, raporton Gazeta10.

Rafuna ka thënë se ky akt është bërë për shkak të pazareve të pista personale në mes te partive opozitare dhe grupeve te interesit.

‘’Ky komplot (puç) politik përveç që përmban elemente të kundërligjshme, është edhe i turpshëm për shkak të pazareve të pista personale në mes te partive opozitare dhe grupeve te interesit, te cilët nuk e dojnë zhvillimin e qytetit dhe nuk e përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Prishtinës. Puna e madhe dhe zhvillimi që po ndodh në kryeqytet ka kompleksuar rëndë opozitën e cila në tentativën e vet për të kapur ndërmarrjet do të dëmtoj rëndë këto ndërmarrje, por edhe projektet e shumta që janë duke u realizuar.’’, ka shkruar ajo.

Rafuna ka shtuar se pavarësisht veprimeve bllokuese të opozitës, LDK-ja do të vazhdoj punën në të mirën e kryeqytetit.

Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shkarkuar 20 aksionarë të 10 ndërmarrjeve publike komunale.

Gazeta10 nga disa burime brenda këtij institucioni, ditë më parë raportoi se po përgatitej nga opozita një veprim i tillë.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit ku 25 vota ishin pro shkarkimit, nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së e PDK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.