
Vëllai i Sofyan Amrabatit të Fiorentinas ka konfirmuar se mesfushori dëshiron të luajë në Spanjë. Por skuadra e Barcelonës ende po përballet me probleme financiare.
Mesfushori maroken dominoi në mesfushë në finalen e Ligës së Konferencës në disfatën e Fiorentinas nga West Hami, ndërsa ajo mund të jetë loja e fundit e zhvilluar me fanellën e “violas”.
Amrabati shkëlqeu edhe në Kupën e Botës vitin e kaluar në Katar, kur Maroku shkoi deri në gjysmëfinale.
“Ai dëshiron të arrijë majat e futbollit dhe ka dëshirën të luajë në Spanjë. Pëlqehet shumë nga Barcelona, por ju e dini situatën financiare të Barçës. Ka edhe klube tjera të interesuara për të”, ka thënë Nordin Amrabat për mediumin “ESPN”.