Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Molliqaj: Nevojitet riedukim mes gjeneratash për të diskutuar se si të parandalohet dhuna 

Gazeta10
29 August 2022 - 23:14

Leonida Molliqaj – Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, sonte në Prime Time, ka komentuar rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. 

Ajo ka thënë se është e nevojshme që gjeneratat të riedukohen për të folur për dhunën, si dhe si të parandalohet ajo. 

Na duhet një riedukim mes gjeneratash në aspektin social dhe institucional, ku flitet për dhunën dhe se si mundemi me parandalu dhunën… Thirrja për raportim duhet të pranohet dhe të shkojë përpara, por jo edhe atëherë kur vetëm thonë raporto, por nuk të japin krahët për të vazhduar betejën me institucionet patriarkale”, ka thënë ajo në Prime Time./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.