Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhavit Haliti: Kurti nuk ka asnjë fuqi tani, duhet të dëgjojë partnerët tanë!

Gazeta10
09 June 2023 - 21:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha në një intervistë për Euronews Albania se është momenti që Albin Kurti të tërhiqet dhe të dëgjojë partnerët e Kosovës.

Sipas Halitit, Kurti nuk ka asnjë fuqi tani ndaj duhet t’i kërkojë falje Blinken që e quajti naiv dhe të pranojë asociacionin.

“Kurti nuk ka asnjë lloj fuqie në këtë raport, ka fjalë, mendime por fuqia është tek ata që janë mes të palëve dhe ne të dyja palët duhet të dakordohemi. Me aq fuqi sa ka ai duhet të ulet me ambasadorin e SHBA në Prishtinë ta trajtojë problemin dhe t’i kërkojë falje Blinken dhe të tjerëve për fyerjen që u ka bërë dhe të pranojë asociacionin. Nuk mundet Albin Kurti ta quajë Blinkenin naiv. Të veprojnë paqësisht dhe në kuadër të mundësve do të bëhej një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët me pak presion”, tha Haliti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.