Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lirohet drejtori shqiptar i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, i arrestuar nga policia serbe

Gazeta10
10 June 2023 - 14:02

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, i cili u arrestua pasi përgatiti filma të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, është liruar.

Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar”.

“I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë”, ka shkruar ai.

Ai në fund ka paralajmëruar se “filmat do t’i shohim”, madje në një premierë më të madhe.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.