Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçak flet për vizitën në Kosovë e Serbi, kishte pritur më shumë rezultat

Gazeta10
12 June 2023 - 9:03

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Facebook lidhur me vizitën që pati javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi, bashkarisht me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak ka thënë se ka shpresuar që vizita e tij të kishte më tepër rezultat, por që tensionet ende mbesin të larta dhe se për këtë do të raportoj BE-së, shkruan Gazeta10.

“Escobar dhe unë shpresuan për më tepër rezultat nga misioni ynë, por për fat të keq, përkundër disa rezultateve pozitive, tensionet ende mbesin të larta. Kështu që pas një ndalje të shkurtër në Stockholm në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, ku pata mundësinë të bisedojë me një numër të njerëzve nga Evropa e SHBA-ja, unë jam kthyer në Bruksel ku do t’i raportojë BE-së dhe Shteteve Anëtare për gjetjet e mia dhe për hapat e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë angazhimin për të mundësuar dhe përkrahur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar ai.

Lajçak ka thënë se në takimet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe me opozitën, e theksoi nevojën për shtensionim, për zgjedhje të hershme në komunat veriore të Kosovës ku do të merrnin pjesë edhe serbët e Kosovës dhe kthim në dialogun për normalizim.

Ndërsa, për takimin me Aleksandar Vuçiq, emisari i BE-së ka thënë se presidentit serb i kanë treguar se dhuna s’është asnjëherë e pranushme dhe nuk mund të shpëtoj pa u ndëshkuar.

“Ne i shpjeguam atij se si duhet të kontribuojë për të dalë nga kjo krizë dhe adresuam situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Në veçantë vëmë në pah se derisa gjithë qytetarët kanë të drejtë për protestë paqësore, dhuna kurrë nuk është e pranueshme dhe nuk mund të shpëtojë pa u ndëshkuar”, ka shkruar Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.