Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi uron Ditën e Çlirimit: E kaluara të shërbejë si shembull për të forcuar lidhjet me aleatët

Gazeta10
12 June 2023 - 13:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka uruar Ditën e Çlirimit duke kujtuar sakrificën e brezave të tërë për të arritur këtë, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka shprehur mirënjohjet ndaj mijëra luftëtarëve të UÇK-së, dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, të zhdukurve me dhunë, gra të dhunuara e refugjatë për dhimbjen që përjetuan, sakrificat që hoqen deri në flijimin e vet, për të shtruar rrugën tonë drejt lirisë.

‘’Gëzuar Ditën e Çlirimit, Kosovë! Me kujtimin për qindra e mijëra qytetarë të vendit tonë, të cilët, ndër breza, sakrifikuan gjithçka që patën për liri; Me nderimin për mijëra luftëtarë të UÇK-së, dëshmorë, invalidë e veteranë, të cilët me heroizimin dhe flijimin e tyre mundësuan dhe shtruan rrugën tonë të drejtë; Me dhembjen më të madhe e të paharruar për martirët, viktimat civile, të zhdukurit, gratë e dhunuara dhe refugjatët – viktima të një sistemi gjenocidal;’’, shkroi ai.

Tutje ai përmendi edhe çlirimtarët, duke theksuar besimin në pastërtinë e luftës për liri dhe në rikthimin e shpejtë të çlirimtarëve në mesin tonë.

Tutje ai ka falënderuar edhe aleatët ndërkombëtar, që ishin aty për ta finalizuar përpjekjen shekullore të shqiptarëve, duke mos harruar edhe intelektualët që bësuan në këto ditë.

‘’Me respektin më të lartë për miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët, kur na duhej më së shumti, ishin aty për ne – për të finalizuar përpjekjen shekullore për liri; Me ndjenjën më të thellë të falënderimit dhe mirënjohjes për veprimtarët, intelektualët, të burgosurit politikë, mësimdhënësit, mjekët dhe infermierët, minatorët, artistët, sportistët, mërgimtarët dhe gjithë popullin tonë, pa dallim, që asnjëherë nuk u ndalën së punuari e besuari për këtë ditë;”, shkroi ai.

Tutje ai ka thënë ”se e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen../Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.