Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Gazeta10
12 June 2023 - 14:32

Portieri nga Shqipëria, Stivi Frashëri ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit.

Frashëri largohet nga skuadra therandase pas dy viteve qëndrimi të kjo skuadër.

Njoftimin për largimin e Frashërit, Ballkani e ka bërë të ditur pëmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike. Poashtu, i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë qëndrimit të tij në Suharekë, portieri 32-vjeçari u shpall dy herë kampion në elitën e futbollit kosovar.

Kjo ishte aventura e parë e Frashërit në Kosovë, ndërsa kryesisht ai karrierën e ka zhvilluar në Shqipëri, ku ka luajtur për skuadrat si Teuta, Kukësi, Tirana, Flamurtari dhe Bylisi.

Ballkani në këtë merkato ka transferuar portierin Andrea Hoxha, i cili ka luajtur në kategorinë e katërt të futbollit gjerman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.