
Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde.
“The Reds” nuk arritën që të transferojnë Bellighamin dhe tani janë vënë pas mesfushorit uruguajan.
Liverpooli planifikon t’i dërgojë ofertë zyrtare Realit prej 80 milionë eurove për Valverden.
24-vjeçari ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 100 milionë euro.
Këtë edicion me fanellën e Real Madridit, mesfushori ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 56 ndeshje në të gjitha garat.