
Kylian Mbappe në afatin kalimtar veror do të ndërrojë ambient.
Mbappe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ekipin parisien dhe ka njoftuar klubin se dëshiron që të largohet në verë.
Kontrata aktuale e 24-vjeçarit me PSG-në skadon në verën e viti 2024 dhe klubi francez dëshiron ta shesë në verë, përpara se ta humbasë atë vitin e ardhshëm me parametra zero.
Siç raportojnë mediat franceze, Paris Saint-Germaini kërkon rreth 180 milionë euro për largimin e tij.
Skuadra favorite për të siguruar shërbimet e francezit është Real Madridi, pasi edhe lojtari më parë kishte deklaruar se ëndrra e tij është që një ditë ta veshë fanellën e ekipit madrilien.
Nga kampi madrilen në këtë merkato janë larguar sulmuesi si Benzema, Asensio dhe Hazard dhe Mbappe mund të jetë përforcimi i kësaj skuadre për repartin ofanziv.
Fituesi i Kupës së Botës ishte i lidhur me një kalim te Reali edhe vitin e kaluar si transfer i lirë, por në fund ai vendosi që të vahzdojë kontratën me klubin nga kryeqyteti francez.
Këtë edicion me PSG-në, 24-vjeçari ka shënuar 41 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.