Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet turku i shumëkërkuar në Shqipëri i cili kishte vjedhur mbi 2 miliardë dollar me bitcoin

Gazeta10
30 August 2022 - 11:27

Është arrestuar miliarderi turk, Faruk Fatih Özer nga policia shqiptare, që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon për mashtrim me kriptomonedhat me vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve, shkruan euronews.al, transmeton Gazeta10.

Sipas raportimeve në media, Özer u kap këtë të martë në një vilë të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.

Ai ishte arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra-mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”.

Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Asokohe dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës në shoqërinë e një shqiptari i cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati, shkruan euronews.al./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.