Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Për Asociacionin, të painteresuar janë Kurti dhe Vuçi, shkak politika e brendshme

Gazeta10
13 June 2023 - 20:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media që po zhvillon aktualisht ka folur rreth raportit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka disa ditë që i ka kërkuar që të takohet për të folur rreth situatës së fundit në veri të vendit.

Rama ka thënë se ka dy njerëz që s’po dëshirojnë krijimin e Asociacionit, Kurti dhe Vuciqi, sepse iu nevojitet armiku i jashtëm për politikë të brendshme.

‘’Ka disa ditë që i kam kërkuar të takohemi për të folur për këtë situatë. E dyta zero sepse siç them unë atë që mendojnë edhe Albini thotë atë që mendon. Për mua nuk ka surpriza e gjëra të panjohura për Albinin, sepse sic më njeh ai mua edhe unë e njoh atë. Është i sinqertë në atë që thotë, ai beson në atë që e thotë si diçka të rëndësishme dhe unë duhet ta marr në konsideratë. E fundit zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për Asociaconin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociaiconi të mos krijohet. Këta janë Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Sepse për mënyrën se si e kanë ndikuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i tyre i jasthëm. Pse I qon presidenti serb, ushtarët në kufi, mendoni ju se ai mendon se mund të futet një ushtarë serbë një metër në kufirin e Kosovës? Absolutisht jo. As nuk e imagjinon. S’i qon për të mbrojtur me armë serbët në Kosovë, po për të ndezur shpirtin nacionalistë të serbëve në Beograd e Serbi.’’, ka thënë ai.

‘’Jam i tmerruar nga ky kurs taktik elektoral i tij. Asgjë tjetër s’ka këtu. Ka disa ditë që e thërras për takim, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Por, s’jemi vend për takime si UFO.’’, tha ai për Kurtin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.