Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nxënësi i përjashtuar nga shkolla sulmon me armë djalin e ish-deputetit boshnjak në shkollë (VIDEO)

Gazeta10
14 June 2023 - 11:30

Të shtëna me armë ka ndodhur në një shkollë të Bosnjes- Hercegovinë mëngjesin e sotëm pak para orës 9:00  në një shkollë fillore më Llukavac.

 Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës, ku këtë rast e ka konfirmuar  edhe kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq.

Deliq ka bërë të ditur se ka persona të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në.

Sulmi ndodhi nga një ish-nxënës është transferuar nga shkolla për sjellje të pahijshme, i cili mëngjesin e sotëm ka shkuar me armë në shkollë dhe ka kërkuar një punonjës.

Ai ka gjuajtur disa plumba në drejtim të tij. Sulmuesi është arrestuar, nga ky sulm i lënduar ka mbetur edhe djali i Ismet Osmanoviqit, ish-deputet i SDA-së në Parlamentin e BiH-së. Siç ka bërë të ditur portali “Dnveni Avaz”, bëhet fjalë për Nedimo Osmanovic i cili aktualisht ndodhet në QKUK Tuzla dhe i është nënshtruar një operacioni.

Më poshtë ju mund të shihni momentin nga arrestimi i sulmuesit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.