Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mësimdhënësi  i cili dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen e mitur në një shkollë në Deçan, del sot para gjykatës

Gazeta10
14 June 2023 - 12:06

Mësimdhënësi i  shkollës “Lidhje e Prizrenit” në Deçan, V. S, i dyshuar për veprat penale “sulm seksual” dhe “kanosje”, do të dalë sot para gjykatës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, ndërsa seanca është parapa të mbahet sot në orën 13:30.

“Seanca është caktuar në orën 13:30”, e ka konfirmuar për Gazeten10, Tringa Zhuti zëdhënëse e Gjykatës së Pejës.

V. S është filmuar duke e puthur në buzë një nxënëse.

Viktima ka deklaruar se mësimdhënësi e ka puthur dy herë pa pëlqimin e saj.

V.S dyshohet se e ka kanosur me “shkatërrimin e familjes” edhe personin që e ka xhiruar momentin kur ai puthë nxënësen në buzë.

I njëjti është suspenduar edhe nga puna, për një periudhë prej gjashtë muajsh

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.