Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Novosti serb: Arrestohen tre policë kosovarë nga xhandarmëria serbe në Jarinje

Gazeta10
14 June 2023 - 14:07

Media serbe “Novosti” ka raportuar se 3 policë kosovarë kanë përfunduar në duart e Policisë serbe teksa patrullonin në vijën kufitare.

Sipas saj aksioni i Policisë serbe ishte aksion special i koordinuar.

Novosti thotë se edhe presidenti Vuçiq është i njoftuar.

Lajmi i publikuar nga Novosti ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente dhe Gazeta10 do të ju mbajë të informuar me detajet e fundit.

Rikujtojmë se tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar pas vendosjes së kryetarëve të rinjë në veri të Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.