
Gazetarja e Kanal10, Arbenita Ilazi ka raportuar nga pika kufitare në Merdarë, ku ka thënë se raportimi që është bërë se nuk po lejohet hyrja e makinave me targa serbe në Kosovë nuk është i vërtetë.
Ajo tha se këtë e ka të konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe të dokumentuar me fotografi.
‘’Pas vendimit të ndalimit për hyrje të mallrave nga Serbia, është raportuar se është ndaluar edhe hyrja e automjeteve me targa serbe, por kjo gjë nuk qëndron sepse para disa minutave kanë kaluar disa vetura me targa të Serbisë. Këtë e kemi të konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila thotë se gjatë ditës së stome nuk kanë marrë asnjë vendim të tillë, për të ndaluar automjetet me targa të Serbisë.’’, tha ajo./Gazeta10