Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia e largon trupin e pajetë të personit që u vra në Prishtinë, dërgohet për obduksion (Video)

Gazeta10
14 June 2023 - 23:08

Policia e Kosovës para pak minutash ka larguar trupin e pajetë të personit i cili u gjet i vdekur tek ‘’Rruga C’’ në Prishtinë dhe dyshohet se është vrarë.

Viktima është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij rreth orës 20:00, ndërsa policia e tërhoqi tani trupin për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zyrtarët policorë janë ende duke qëndruar në vendin e ngjarjes.

Pak më parë, për Gazetën10, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha se është gjetur një veturë e djegur e cila dyshohet të jetë e personave të dyshuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.