Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hudson-Odoi huazohet te Bayern Leverkusen

Gazeta10
30 August 2022 - 14:09

Chelsea ka konfirmuar huazimin e sulmuesit 22 vjecar Callum Hudson-Odoi në Bundesligw gjermane te Bayer Leverkusen.

I dal nga akademia e bluve Hudson Odoi pak kishte gjetur hapësira për të luajtur nën urdhërat e Thomas Tuchel ku tëshumtwn  e rasteve ka luajtur si zëvendësues ndwrsa këtë sezon ai nuk ka bërë asnjë paraqitje me Chelsean.

“Ne kemi nënshkruar me një anësor të shpejtë dhe depërtues.Ai posedon gjithçka që të jetë në gjendje të na ndihmojë menjëherë,” tha drejtori sportiv i Bayer Leverkusen Simon Rolfes për 21-vjeçarin që do të veshë fanellën me numrin 17.

“Callum ka luajtur mbi 100 ndeshje për Chelsean dhe ka dëshmuar veten në Premier League si dhe në Ligën e Kampionëve. Kjo do t’I jap lojës sonë sulmuese një tjetër komponent të veçantë. Jemi shumë të lumtur që ky huazim ndodhi”, tha tutje ai.

I lumturpërhuazimin u shpreh edhe Hudson-Odoi.

“Lëvizja në Gjermani është me të vërtetë emocionuese për mua dhe mund të luaj në Champions League me Bayer 04 Leverkusen.Unë jam i etur ta njoh klubin, tifozët dhe Bundesligën. Kai Havertz kishte vetëm fjalw të mira për Leverkusen, mezi e pres këtë aventurë të re”, ka deklaruar futbollisti.

Hudson-Odoi nuk pritet të jetw largmi i fundit nga Stamford Bridge pasi qw shumw shpejt mund tw ndodh edhe transferimi I Hakim Ziyech te Ajaxi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.