Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rumania pritet të dënohet për provokimin e rëndë të tifozëve të saj në “Fadil Vokrri”

Gazeta10
17 June 2023 - 16:57


Federata e Futbollit e Rumanisë pritet të dënohet nga UEFA për provokimin e rëndë të tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes me Kosovës. Sajti rumun “digisport.ro” ka shkruar se tifozët rumunë thirrën “Kosovo, Serbia” gjatë ndeshjes dhe për këtë arsye janë larguar nga stadiumi. Tifozët rumunë janë nxjerrë jashtë para se të përfundojë ndeshja.

Huliganët rumunë po ashtu kanë hedhur mjete piroteknike.

“Pos gjobës me para, UEFA ka mundësi të dënojë Rumaninë që ndeshjen e ardhshme ta luaj prapa dyerve të mbyllura. Ndeshja e ardhshme në shtëpi është ndaj Izraelit”, ka shkruar sajti rumun.

Thirrjet e huliganëve, që ishin pak në numër, nuk janë dëgjuar në tribunën kryesore të stadiumit.

Rumunët kanë shkruar edhe për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit rumun para fillimit të ndeshjes.

“Dhemb kur himni fishkëllohet. Ata do të vijnë në Bukuresht dhe do të shohin çfarë ndjenje është. Është mungesë respekti nga njerëzit këtu”, ka thënë Nicolae Stanciu, futbollist i Rumanisë.

Kosova barazoi pa gola me Rumaninë të premten mbrëma. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.