Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidenca: Vuçiq u përpoq ta largojë vëmendjen nga protestat duke rrëmbyer 3 policët e Kosovës

Gazeta10
17 June 2023 - 22:32

Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se protesta javore në Beograd, ka regjistruar një numër të madh pjesëmarrësish, pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Serbisë, Alekasnadar Vuçiq për t’i etiketuar ata si bashkëpunëtorë me Kosovën dhe Kroacinë.

Vela në një postim në Twitter, ka thënë se rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia ka qenë një përpjekje e Vuçiqit për ta larguar vëmendjen e protestuesve.

“Pavarësisht përpjekjes së kotë të Vuçiqit për t’i etiketuar ato si marrëveshje të fshehtë me Kosovën dhe Kroacinë, protestat javore në Beograd panë pjesëmarrje të madhe. Këtë javë, ai iu drejtua nxitjes së retorikës nacionaliste pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, duke u përpjekur të largonte vëmendjen”, ka shkruar Vela.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.