
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për medie pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur se a e shprehi mallëngjimin z.Kurti gjatë takimit, Abdixhiku tha se s’pati mallëngjim, e as dëshirë për të, transmeton Gazeta10.
“Nuk patëm mallëngjim as dëshirë të tillë. Ndonëse Kryeministrin e kishte marrë malli për opozitën, neve jo aq për të”, ka thënë ai për medie./Gazeta10