Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Qeveria jonë është e përgjegjshme dhe llogaridhënëse për dialogun 

Gazeta10
30 August 2022 - 16:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për medie pas takimit të mbajtur me liderët e dy partive opozitare, LDK dhe AAK. 

Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i njoftojë partitë politike për takimin e mbajtur më 18 gusht në Bruksel, transmeton Gazeta10. 

“Është gatishmëri dhe interes i imi që sa më shumë t’i njoftoj partitë politike që nuk janë në qeveri, që të kuptojnë që qeveria jonë është e përgjegjshme me dialogun dhe llogaridhënëse”, ka thënë ai. 

Ai më tej ka thënë se së bashku me Hardinajn dhe Abdixhikun kanë diskutuar për detajet që janë diskutuar për marrëveshjen./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.